Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet në parkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2020, 20:35

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar në lagjen "Partizani".
Lënda plasëse ishte vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit N.B.
"Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen "Partizani", Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale".
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.