Deti "trazon" Ramën, shfryn në twitter: "Kritikuesit", llum nacional-folklorik
Vendimi i Greqisë për shtrirjen me 12 milje në det ka sjellë jo pak reagime në Shqipëri
Madje në twitter kryeministri Edi Rama ka publikuar dy shkresa, të vitit 1970 dhe të vitit 1990 pikërisht mbi këtë çështje.
Përmes tyre ai thekson se Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB për të se as pala greke s'kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s'kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë.
Në dokumentet e publikuara prej Ramës thuhet se në me dekretin 5384 datë 23.2.1976 presidiumi i Kuvendit popullor vendosi rritjen e gjerësisë së ujërave territorialë të vendit tonë nga 12 milje në 15 milje detare (27 km 780 m).
Por në 24 mars të vitit 1990 kërkohet që kjo pikë të rishikohet për tu përshtatur me të drejtën e detit, ndaj dhe këshilli i ministrave u tërhoq në 12 milje
efekt
Në twitter Rama risjell në vëmendje edhe paktin i vitit 2009, duke theksuar se pas rrëzimit të kësaj marrëveshje famëkeqe është arritur në dakordësinë e dërgimit të çështjes në gjykatën ndërkombëtare.
Rama: Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s'ka lidhje me zonën joniane mes nesh. E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s'ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq. Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra.
Madje Rama kujton se jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës, ku nuk mund të "shiten" e "blihen" dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë sipas tij këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës, ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij.
Rama: Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s'ka lidhje me zonën joniane mes nesh! Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të "shitjes së detit" Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s'duan të dëgjojnë e as të kuptojnë!