Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i të shëruarve, 546 pacientë fitojnë betejën me pandeminë

Gjendja e emergjencës për shkak të Covid-19 duket se vijon të përmirësohet në Kosovë.

Në 24 orët e fundit vihet re një numër i lartë i të shëruarve, ku 546 pacientë kanë fituar betejën me pandeminë.

Sakaq nga shifrat e publikuara, në 24 orët e fundit janë zbuluar 309 raste të reja dhe 6 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478