Boom - Masat anticovid nuk respektohen në tregjet publike të fruta-perimeve në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit në tregjet publike të fruta-perimeve në Tiranë deklaroi se do të merren masa nga Bashkia në kuadër të parandalimit të Covid-19.
Më shumë rëndësi Veliaj i kushtoi tregut fruta-perime në Kombinatit .
Veliaj: Check point-i i ushtrisë nuk do të lejojë më makinat të futen në treg dhe të ngushtojë rrugët në këtë sipërfaqe. Kalimi do të jetë vetëm me një drejtim. Nga njëra anë do të futen dhe ana tjetër do të dalin. Në hyrje do të ketë një tunel dezinfektimi. Përballë secilit qepen punonjësit e Bashkisë do të vendosin sinjalistikë të baraslarguar nga njeri-tjetri me dy metra. Nëse do të jeni jashtë sinjalistikës do të vije punonjësi i ushtrisë dhe do t’ju penalizojë.
Në hyrje të tregut do vendosej tunel dezinfektimi, po t'i shtojmë kësaj faktin që do monitorohej edhe zbatimi o rregullave.
Emisioni BOOM bëri një vëzhgim në këtë treg për te parë se sa respektohen masat anti covid.
Nga vëzhgimi i kryer pamë që masat nuk respektohen.
Tuneli i dezinfektimit ishte hequr.
Kalimi nuk ishte me një drejtim. Forcat policore, që sipas Veliajt do monitoronin qytetarët, mungojnë.
Ka tregtarë dhe qytetarë pa maska. Ka dhe mungesë të dezinfektuesve.
Ka dhe makina që futen në treg, që sipas Veliaj nuk do të lejoheshin më sepse do të ngushtonin lëvizjen.
Qytetarët: Masat nuk zbatohen, njerëzit nuk i mbajnë maskat, grumbullohen njerëzit, nuk kemi parë me policë këtu.
Ku qenka zhdukur tuneli i dezinfektimit që kryebashkiaku e krahasoi me tunelin ku futen futbollistët në stadium? Ku janë forcat policore që do të menaxhonin situatën?
Tuneli i dezinfektimit nuk është me te tregu, por të paktën me rëndësi është që e ka bashkia një të tillë në hyrje se për qytetarët nuk ka fare problem.
Boom bëri një vëzhgim edhe në disa tregje të tjera.
Boom shkoi te Pazari i Ri, po dhe te Njësia 2 po ashtu.
Ne bëmë vëzhgim edhe ne këto tregje, ku shohim që as këtu nuk respektohen masat, pasi ka shumë qytetarë që nuk janë të pajisur me maska dhe qëndrojnë shumë afër njeri-tjetrit.
Dolën policet e bashkisë disa ditë për të monitoruar situatën tani nuk i shikon më në terren.
Ne e dimë që kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por të paktën bashkia duhet të marrë masat e saj që COVID mos të shëtisë aq lirshëm nëpër tregje.
Në këtë kohë në vendet ku shitet dhe blihet mungon edhe gjëja më minimale dezinfektanti.