Civici: Shuma e dhënë nga qeveria, ndihmë për të stimuluar konsumin dhe të rrisë ekonominë
Në një intervistë për Ora News Ardian Civici ka thënë se shpërblimet e fundvitit janë një traditë shumë vjeçare në vendin tonë, një traditë që është vazhduar edhe sivjet.
Sipas Civicit, shuma e dhënë për disa shtresa në nevojë, është një ndihmë për të stimuluar konsumin dhe të rrisë ekonominë.
Civici: Pensionistët janë një nga shterast që e kanë më të nevojshme, sepse ne i dimë pensionet në Shqipëri, sidomos për një pjesë të madhe pensionistësh. Gjithashtu edhe niveli i ndihmës sociale për një kategori të ndryshme sociale është i ulët. Për pasojë fuqia blerëse e tyre nuk është e lartë.
Në periudha festash kryesisht, çdolloj solidariteti që shprehet në shpërblime të veçanta për këtë kategori është i domosdoshëm, është i nevojshëm dhe është shumë i mirëpritur dhe besoj që në këtë vit tradita shumë vjeçare, që veçanërisht pensionistët marrin një shpërblim në fund të vitit, vazhdon edhe në këtë vit të vështirë. Një vit të vështirë për të ardhurat publike, në vështirësitë që ka buxheti i shtetit si pasojë e shumë kërkesave dhe shpenzimeve të tjera të domosdoshme, sidomos në fushën e shëndetit.
Fakti që u mbajt edhe këtë vit shpërblimi prej 5 mijë lekësh të reja për pjesën dërrmuese të këtyre pensionistësh, por edhe për një sërë kategorisht të tjera të punësuarish të profesioneve të tjera, nga pikëpamja ekonomike është një ndimesë për të nxitur dhe stimuluar konsumin, për ti dhënë një shtytje sad të vogël përmirësismit të ekonomisë.
Ruan edhe nga elementet themelor dinjitetin njerëzor dhe faktin që këto lloj festash duhen festuar ashtu siç është tradita, ashtu siç kërkohet.
Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.