Berisha: Krimet e Rënda në 18 muaj vunë para ligjit 204 banda e 1000 bosë, prokuroria e sotme i liron

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se SPAK-u ka liruar bosët e bandave nga burgu.

Berisha: Diktaturat lindin nga sistemet demokratike. Këtu para pak vitesh erdhi ish-kryetari i Kuvendit të Gjermanisë dhe në fjalimin para të rinjve revokoi eksperiencën gjermane në shkarjen e diktaturës naziste. Ajo që po ndodh në Shqipëri është një shpërbërje e atyre standardeve të brishta që u realizuan.

Ju folët për SPAK-un, por Krimet e Rënda ishin ndërtuar para 2005 në 18 muaj, ka vënë para ligjit 204 banda me 1000 e ca bosë e anëtarë. Ajo prokurori i ndëshkoi këta bosë, kurse kjo prokurori e sotme ka çliruar nga akuzuar mbi dhjetëra banda dhe banditë. Duhet shtruar pyetja pse?

Çfarë kishin ata prokurorë që ishin pa Vetting me këta me Vetting. Ata ishin zgjedhur me kriterin ligjor, ndërsa këta janë zgjedhur me kriterin e partisë. Në vendin tonë janë penalizuar kryeministra dhe presidentë. Këtu nuk po ndëshkohen bandat. Vrasësit e 4 oficerëve çlirohen nga 4 dënime me vdekje.

https://youtu.be/NfcdJKK9jFQ