Arrestimi dhe pezullimi nga detyra i policëve në Maliq, ShÇBA jep detaje
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dha mbrëmjen e sotme detaje për ezkekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 7 efektivëve të policisë të komisariatit të Maliqit.
Ata akuzohen për shëprdorim detyre pasi kanë lejuar në mënyrë të përsëritur disa subjekte private për prerjen e pyjeve në zonën territoriale që mbulohen nga komisariati i Maliqit.
Policët e arrestuar janë Marios Kapllanaj, Filllon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Çekiçi.
Ndërsa dy punonjës të tjerë të komisariatit Maliq si Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose, janë pezulluar nga detyra deri në periudhën e përfundimit të procesit hetimor dhe gjyqësor.
Në njoftimin për median, thuhet se masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.
Masat e sigurisë
A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,
2. A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;
3. F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg";
4. M. K., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Arrest në burg”.
5. Y. D., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;
6. F. Q., 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
7. O. V., 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Policisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.