Detaje të reja nga krimi makabër/ Çifti Pasho u vra teksa ishte në pizhama
Shpëtim dhe Teuta Pasho, mund të kenë hapur derën për vrasësit e tyre. Trupat e çiftit nga Vlora u gjetën të copëtuar në katër valixhe në një fushë midis burgut Sollicciano dhe autostradës së Firences.
Kjo është një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit e çështjes.
Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet doli se ajo kishte veshur një fustan dhe burri ndoshta pizhama. Megjithëse nuk mund të thuhet me siguri se ata ishin sulmuar në gjumë.
Ajo që dihet është se ata ishin në shtëpi dhe nuk kishin dyshuar se do të gjendeshin në një situatë të rrezikshme.
Ata mund të jenë tradhtuar nga dikush që e njihnin dhe më pas janë sulmuar egërsisht.
Burri u godit me thikë në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht. Në mbetjet e veshjeve, ekspertët mjeko-ligjorë po bëjnë të gjitha hetimet, duke përfshirë kërkimin për ADN të njerëzve të tjerë, me shpresën për të gjetur një detaj për të identifikuar vrasësit.
Gjurmët e ADN-së gjithashtu kërkohen në paketimin e mbetjeve të kufomës, celofanit dhe shiritit ngjitës.
Ajo që hetimet kanë rindërtuar deri më tani është që, bashkëshortët, fillimisht mysafirë të vajzave të tyre, duhet të ishin zhvendosur nga një pronar në Scandicci. Por atje nuk do të mbërrinin kurrë.
Vajzat thonë se sa herë që prindërit e tyre vinin në Itali për mjekim ata merrnin me qira një apartament, herë në Firence, herë në Scandicci, shkruajnë mediat italiane.
Një ditë më parë, djali i çiftit u lokalizua në një burg në Zvicër, ndërsa zhdukja e tyre ndodhi pikërisht ditën që ai do të lirohej nga një burg shumë pranë zonës ku janë gjetur valixhet.
Lexo edhe:
Trupat e copëtuar të prindërve u gjetën në 4 valixhe, i biri në burg në Zvicër