Ju flet Moska: Ja përse kryeopolici Ardi Veliu është sot diktatori faktik i Shqipërisë

Zhvillimet e fundit në Ministrinë e Brendshme dhe instalimi i shtetit policor  ishin në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Kryeministri Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet në 2013 e ka shprehur qartë synimin e tij për të qeverisur në një mënyrë policore. Bëri ndryshime në ligjin për policinë e shteit duke i dhënë asaj kompetenca që nuk i ka pasur kurrë që prej 1990 për të prekur fusha të gjera të jetës dhe veprimtarisë të shqiptarëve. Gjithashtu kryeministri Rama e rriti numrin e efektivëve të policisë, nga 9700 policë që ishin kur ishte PD në pushtet, sot janë 12 mijë policë. Por këta nuk janë të gjithë sepse është krijuar dhe një forcë policore gjysmë shtetërore dhe gjysmë private e quajtur  "Illyrian Guard", se çfarë lidhje kanë këta me ilirët ec dhe merre vesh. Kjo forcë përbëhet nga policë që largohen nga Policia e Shtetit dhe futen në këtë forcë e cila do të shërbejë për të marrë detyra të policisë private. Shumë njerëz të kësaj, të veshur civilë marrin detyra policore, infiltrohen në protesta, janë diçka mes policit shtetëror dhe policit privat dhe këtë detyrë e kryejnë mëse miri se janë militantë partie të zgjedhur. Edi Rama vërtet e shikon qeverisjen e tij si qeverisje policore, si një diktator faktik atij nuk i pëlqen të merret me detajet e qeverisjes policore. Është në traditën e diktatorëve kjo, diktatorët bëjnë një shfaqje, dalin në ekrane, bëjnë atë teatrin e dashurisë së tyre për popullin me skena që bëhen pak nga pak të pështira, japin urdhra të përgjithshme por për detajet dhe hollësitë duhet të merret dikush tjetër. Edi Rama ka gjetur për këtë punë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, i cili është sot  diktatori faktik policor i Shqipërisë. Kjo u duk sepse Edi Rama tha 500 mijë vetë të dalin në shesh Ardi Veliun nuk e jap, nuk e shkarkoj. Largoi një Ministër, solli një Ministër tjetër i cili është Ministër aq sa ishte kali i famshëm i Kaligulës,  Perandori romak.

Klikoni videon e emisionit për analizën e plotë.