Plagoset gjatë gjuetisë nga shoku, humb jetën në spital 27-vjeçari në Maqellarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Maqellarë, Dibër, ku një 18-vjeçar në gjueti e sipër ka plagosur me armën e gjahut shokun e tij rreth 27 vjeç.

I plagosuri, i identifikuar si Gentian Kosiqi, u dërgua menjëherë në spital por pa mundur të mbijetojë, ndërsa është bërë shoqërimi një polici i autorit, shtetasit Rifat Xheleshi, raporton Ora News

Policia ka sekuestruar edhe armën e gjahut, të llojit çifte.

"Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte", njofton Policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë. Lexo dhe: Bulqizë: Gjuetia e paligjshme përfundon në dramë. Vritet Elidoni 22 vjeç, shoqërohet shoku i tij