Vjosa Osmani thirrje të rinjve nga foltorja e Kuvendit: Vendi nuk meriton braktisjen

“Ti bashkojmë forcat që të mos të lejojmë që e vërteta të përmbyset para syve tanë, sepse ekziston vetëm dhe vetëm një e vërtetë që ka ndodhur para syve të të gjithë botës dhe është që Servia kreu gjenocid në Kosovë, kurse Kosova mbrojti pragun e shtëpisë së saj.”

Me këtë apel presidentja në detyrë e Kosovës ka shtrirë dorën për të bërë bashkë shqiptarët dhe për të bërë të mundur që nënat të kenë mundësi të qajnë bijtë e vrarë dhe ku të rënëve tu vendosen lulet.

“Gjaku i derdhur i mbi 13 mijë civilëve të vrarë, shumica e tyre, gra, pleq dhe fëmijë, nga të cilët 1600 ende të pagjetur.”

Vetëm përmes bashkimit, tha Osmani, do të bëhet e mundur të dënohet genocidi serb.

“Me dy flamuj por me një shpirt që kurrë nuk ka mundur askush ta mposhtë.”

Për Osmanin të rinjtë duhet të jenë prioritet.

“Janë potencial ynë më i madh. Ta shohin si një vend që nuk e meriton braktisjen, por si vend që meriton gjithë kontributin dhe dashurinë.”

Në vizitën në Shqipëri, ku takoi krerët më të lartë të shtetit, Osmani nderoi dhe dëshmorët e kombit.

Teksa dhe një herë theksoi se mes dy vendeve nuk ka nevojë për vendosjen e një trau.

“Vendosja e çdolloj barriere komunikimi në mes të vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshpirtërore dhe ndërshqiptare.”

Në fjalën e saj Osmani nuk harroi të rrëfente dhe një histori personale, por siç tha është edhe e shumë e shumë të tjerëve.

“Gjyshi im, babai i nënës time kishte përjetuar tortura të tmerrshme me burgjet e regjimit serb dhe në fund kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, vllai tjetër, Sulejman Vuçitërrna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës.”