Sherr me thika mes adoleshentëve në Vlorë, 30 veta të përfshirë

Një grup adoleshentësh prej më shumë se 30 vetash, janë përfshirë në një sherr masiv me thika duke rrezikuar jetën. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar për shkak të  mbërritjes së policisë në kohë.      

Gazetari i Ora News Edi Ruci raporton  se policia është vënë menjëherë në ndjekje të grupit të të rinjve përfshirë efektivë civilë ,duke arritur të kapë disa prej tyre. Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa herë ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.