Murrizi i ashpër në Kuvend: Po votoni Gjykatë Kushtetuese me bashkëshortë të disave

Deputeti opozitar Muslim Murrizi ka shpërthyer ashpër në Kuvend për procedurën dhe kandidatët e zgjedhur për të vijuar garën për Gjykatën Kushtetuese.

Murrizi ka thënë se po vendosen si anëtarë të kushtetueses familjarë dhe shokë të figurave të njohura politike, ndërkohë që ka refuzuar të votojë për procedura të tilla.

Murrizi: Neni 125 i kushtetutës e thotë qartë. KED i famshëm i Ardian Dvoranit, që është bërë si Ura e Tabakëve monument kulture, ka ardhur që në 2005 dhe ka 15 vjet që rri në detyrë pa mandat, detyron Kuvendin që o votoni një prokuror të Vlorës, ja rashë e vdiqa. Kështu është detyruar edhe më përpara. Për çfarë e keni bërë këtë Gjykatën Kushtetuese, për të marrë individë të të vijnë të betohen në këtë foltore. Për të marrë bashkëshortët e disva që janë pozicionuar sa andej e sa këtej.

Na keni sjellë Fjona Papajorgjin, shoqen e ngushtë të Etildës. Elsa Toskën, sekretarja dhe mbesa e Dovranit. Marsilda Xhaferllari, bashkëjetueja e fundit e Alibeajt. Vitore Tusha ka filluar nga ‘91-‘92 dhe as vetë nuk e mban mend se kur është emëruar dhe po e latë kështu do të iki, njëlloj si kryetari i shtetit që iku 2 javë dhe u kujtua pas 2 javësh që e la karrigen bosh. Altin Binën na e detyron Ardian Dvorani që ose e votoni ose s'ka. Fut fishat edhe nëpër agjenci diplomatike, që mund të detyrojnë që t'u marrin votë ata që janë në hall me ta.

Unë se kam ndërmend të votoj lloj paçavrureje të 5 apo 6 qershorit, 1 apo 2 qershorit që thotë Hasani apo Hyseni, qoftë Hasani dhe Hyseni me kombësi jo shqiptare. Neni 125 I Kushtetutës prevalon mbi çdo hamendësim dhe mbi çdo letër bakalli të 25 qershorit. Nëse do të donit Gjykatë Kushtetuese me dordolencë dhe me bashkëshortet e tyre që lirojnë nëpër studio, shqiptarët thonë “Më mirë djepi bosh, se sa dreqi brenda”. E kishim një Gjykatë Kushtetuese dhe profesionistë dhe gjyqtarë, tani po bëni një Gjykatë Kushtetuese me dorën e tretë të tyre, me sekretarët e tyre, këshilltarët e tyre dhe me noterë që vulosin dhe firmosit buzë Lanës. Unë nuk di që shqiptarët prisnin këtë drejtësi të re dhe që ky vend të ketë nevojë për këtë Gjyakatë Kushtetuese. Nuk di se sa do të jetë e aftë me këto ndryshime që po bëni.