Votohet Altin Binaj/ Kushtetuesja me 5 anëtarë, SPAK do të hetojë krimet zgjedhore
Pas presionit të ndërkombëtarëve, Parlamenti votoi pro anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Procedura e ndjekur e miratimit të një anëtari të vetëm të sjellë nga KED, nga ana e deputetëve të opozitës është parë si shkelje e ligjit. Gjithashtu Parlamenti miratoi edhe paketën me 7 ligjet të dakordësuar nga Këshilli Politik.
Altin Binaj do të jetë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, i cili u votëbesua me 96 vota nga socialistët dhe deputetët e opozitës në Parlament.
Pavarësisht se deputetët e pakicës në Parlament dhanë votën ndaj anëtarit të 5 të Kushtetuese, gjatë diskutimeve në Parlament denoncuan faktin se po shkelet ligji, madje me dakordësinë e ndërkombëtarëve.
Pasi ju bind thirrjeve të ndërkombëtarëve, Parlamenti miratoi edhe rregullat e fundit të lojës për zgjedhjet e 25 prillit të dakordësuar nga PS dhe PD në Këshillin Politik.
SPAK do të hetojë krimet zgjedhore, ndërsa bashkëpunëtorët e drejtësisë në fushën e zgjedhjeve do të amnistohen.
LEXO EDHE
Yuri Kim: Miratimi i gjyqtarit për Gjykatën Kushtetuese, lajm i rëndësishëm
Soreca mesazh KED: Të përfundojë listat pa vonesa