Kuçovë, qeramarrësi i stallës së derrave 60 plumba pronarit pas sherrit për pagesën

Debati për qeranë e një stalle derrash në Goraj të Kuçovës përfundoi me ekzekutim. Kafja ku pronari e qeramarrësi u ulën për të sqaruar konfliktin u kthye në vend krimi, paraditen e 17 dhjetorit.

"Mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë' informoi policia.

Dy karikatorë kallashnikovi zbrazi 44 vjeçari Vangjel Polovina ndaj 37 vjeçarit Ajet Guneli.

Autori rreth një vit e gjysmë më parë i kishte marrë më qira një stallë për të rritur derra Ajet Gunelit që bashkë me familjen jeton në Angli. Por prej asaj kohe nuk i kishte paguar pronarit asnjë lek të cilët 37 vjeçari mësohet se ia kishte kërkuar pasi ishte kthyer ditët e fundit në vendin e lindjes.

Për këtë çështje madje mësohet se edhe kishin debatuar ashpër  dhe mëngjesin e të enjtes kishin lënë takim për tu sqaruar. Janë ulur në një tavolinë, por nuk kanë gjetur dakordësi. Madje debatet kanë qenë sërish të forta.

Në këto kushte, 44 vjeçari Vangjel Polovina ka shkuar tek furgoni që e kishte të parkuar para lokalit ka marrë një automatik Kallashnikov dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 37 vjeçarit Ajet Guneli i cili ka mbetur i vdekur në vend.

https://youtu.be/e7yHVlGNRFw

Në vendngjarje sipas burimeve u gjetën 60 gëzhoja. Ngjarja ka shkaktuar panik mes të pranishmëve, por fatmirësisht nuk pati të plagosur apo viktima aksidentale nga furia e plumbave.

Fqinji:  Nuk e njihja autorin, vetëm Ajetin,  e kisha mbrëmë në shtëpi, hëngri  bukë me çunat e mi (qan)

Pas krimit 44 vjeçari tentoi të largohet por u kap në mjetin e tij ku u gjet edhe kallashnikovi.

Në dëshminë e parë në Polici, Vangjel Polovina citohet të ketë deklaruar se me Ajet Gunelin kishte pasur konflikte të vazhdueshme dhe se ai e kishte ofenduar.

https://youtu.be/m0BKx5Zvz-g