Meta dekreton Bledi Çuçin ministër të Brendshëm, Ekonomin për Ekonominë, i miraton edhe Kuvendi
Presidenti Ilir Meta nuk vonoi veprimet proceduriale, duke dekretuar emërimin e Bledi Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm.
Në postin e ministrit të Bujqësisë është emëruar Milva Ekonomi, e cila do të zëvendësojë Çuçin që e mbante këtë detyrë deri ditën e djeshme.
Firmosja e dekretit u mësua rreth orës 11:00 të paradites së sotme ndërsa në orën 15:00 edhe Kuvendi i miratoi me 97 votën pro dy ministrave të rinj.
Gjithashtu Presidenti Ilir Meta miratoi shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt.
Bledi Çuçi u zgjodh nga kryeministri të mbante postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga ky post. Dorëheqja e Lleshajt erdhi pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së Shtetit.
Besimin e dhënë nga kryeministri, Ministrja e re, Milva Ekonomi e sheh si një privilegj dhe përgjegjësi.
Ndërsa Ministri Çuci nuk dha komente para gazetarëve në oborrin e parlamentit.
Socialistët kërkuan të kompensonin kohën e humbur të Edi Ramës, të cilit iu deshën 6 ditë për të gjetur zëvendësuesin e Lleshin. Me kërkesë të Kyetarit të grupit socialit kreu i kuvendit Ruçi futi në rend dite për t’i votuar dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri.
Për Çuçin dhe Ekonomin, socialistët janë dakord me Preisdentin, por ndryshe mendojnë për dekretin e tij për buxhetin, të cilët vendosen për ta rrëzuar.
Bledi Çuçi ministri i ri i Brendshëm, emri tek Meta. “Bujqësia” në duart e Milva Ekonomit


