Gjuzi i kthehet Ballës: Mos u fut në konflikt me mua se të nxjerr ndonjë gjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2020, 10:32
Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit deklaroi se ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj nuk ka pranuar të vijë disa herë në interpelancën e thirrur prej tij.
Por kjo deklaratë e Gjuzit ka hasur në replikat e Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla të cilit Gjuzi i është kthyer në mënyrë të pazakontë.
Ai i bën thirrje Ballës të mos konfliktohet me të, përndryshe do t'i nxjerrë një emër kompromentues në Shkodër.
"Taulant, mos u fut në konflikt me mua se të nxjerr ndonjë gjë. Jam nga Shkodra unë, mos u fut në konflikt me mua se të nxjerr ndonjë emër në Shkodër por më vjen keq për dikë atje' - tha Gjuzi.