Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 19 vjeçari në Durrës

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një armë zjarri.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë R.G., 19 vjeç banues në Fllakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënvlashit", shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.