Qafoku: Nëse opozita i menaxhon mirë partitë e vogla, atëherë do të fitojë, PS më e organizuar

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Roland Qafoku u shpreh se nëse opozita i menaxhon mirë partitë e vogla, atëherë opozita do të fitojë.

Qafoku: Në këto 30 vite, partitë e mëdha i kanë parë partitë e vogla si ferra nëpër këmbë. Kur nuk u ka interesuar, partitë e mëdha kanë dashur t'i heqin qafe. Prandaj PD duhet të fokusohet te partitë e vogla, sepse PD tashmë është e konsoliduar.

Nëse opozita i menaxhon mirë partitë e vogla, atëherë opozita do të fitojë. PD është shumë vonë për negocime të tilla, ndërsa PS është shumë më e organizuar në këtë aspekt.