Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, ja detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2020, 07:38
Një banesë në zonën e Saukut në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30. Banesa e cila i përket shtetasit I.LL ka pësuar vetëm dëme materiale duke mos pasur të lënduar. Në njoftimin e policisë thuhet se u bë në mënyrë të menjëhershme evakuimi i banorëve.
Policia po heton për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.