Duka: Rama, jo i drejtë me opozitën. Andoni: E frikshme nëse merr mandatin e tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2020, 22:57
I ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka u shpreh se Rama në pushtet nuk është i drejtë me opozitën.
Agron Duka: Ai që është në pushtet, është më i drejtë me ata që janë në opozitë, por ky nuk e ka bërë këtë sepse do që të fitojë dhe ka frikë. Të gjithë janë treguar më bujarë me ata që janë në opozitë. Rama pati fushën bosh, prandaj bëri këto ndryshime kushtetuese.
Ben Andoni: Pas gabimit me largimin e opozitës nga parlamenti, kam frikë se çfarë do të ndodhë me partitë e vogla pas këtyre zgjedhjeve, sidomos pas një skenari të Ramës me një mandat të tretë. Është e frikshme nëse Rama merr mandatin e tretë.
Duka: Nëse humbim do të rrimë në opozitë.