Ju flet Moska: Polici Nevaldo Hajdaraj ka të drejtë të shesë dhe duhet ta shesë Ardi Veliun
Zhvillimet e reja lidhur me hetimet për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i "Shqiponjave" Nevaldo Hajdaraj ishin në fokus të emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se ka ndryshuar cilësimin e veprës penale në ngarkim të policit të repartit "Shqiponja" që vrau qytetarin e pafajshëm Klodian Rasha nga "vrasje në tejkalim të kufijve dhe mbrojtjes së nevojshme" që dënohet me me burgim 7 vjet në "vrasje e kryer me dashje" që dënohet me burgim 10-20 vjet. Ndryshimi i cilësimit penal të veprës është një gjë që e vë policin vrasës në një situatë që mesa duket atë e kanë shitur. Sepse kur e kanë bërë cilësimin e veprës në fillim kanë pasur frikë se do të flasë ndonjë gjë në seancën gjyqësore të vlerësimit të masës. Polici Nevaldo Hajdaraj në këtë rrethanë që ndodhet, ku përballet me një dënim jo më pak se 10 vjet burg, ka të drejtë të shesë dhe duhet të shesë Ardi Veliun, njeriun i cili fillimisht e gënjeu duke i thënë se do të dënohej pak dhe tani në rrethana të reja duket se premtimi i parë nuk u mbajt dhe të tjerat nuk do të mbahen. Ka të drejtë ta shesë Ardi Veliun në kuptimin që Nevaldo Hajdaraj është viktimë dhe ai duhet ti kërkojë Prokurorisë statusin e të penduarit. Ta kërkojë dhe të fillojë të flasë për atë që me urdhër nga lart policët dilnin në shërbim pa kamera trupi.
Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.