Neglizhenca po përhap Covid-in

Mosmbajtja e maskave dhe respektimi i rregullave të tjera parandaluese, konsiderohet një prej faktorëve kryesore të përhapjes së koronavirusit në Sarandë e Korçë, ku numri i të infektuarve ka shënuar rritje. Mjekët nga ana tjetër, thonë se po përdorin testet e shpetja për të këputur zinxhirin e transmetimit.

Neglizhimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit është arsye kryesore e përhapjes së virusit vdekjeprurës në Sarandë.

Mosmbajtja e maskës dhe grumbullimet janë dy nga shkeljet më të dukshme.

Grupmosha më e prekur është 20-65 vjeç. 61% e të infektuarve janë të seksit femër.

Mjekët thonë se me aplikimin e testeve të shpejta është rritur numri i aplikimit dhe ndërpritet zinxhiri i infeksionit.

Korçës i janë vënë në dispozicion fillimisht 400 teste të shpejta, ku nga të dyshuarit thuajse gjysma kanë rezultuar pozitivë.

Pas Tiranës që ka 12 327 raste aktive, gati gjysma e totalit të të infektuarve në të gjithë vendin, Fieri, Durrësi e Shkodra janë tre qarqet që konsiderohen vatra të rrezikshme!

Në qarkun e Vlorës janë 1147 raste aktive me Covid, ndërsa në Korçë 1131 të infektuar.