Investigimi i BOOM: Në kohë pandemie, linja e Unazës me 7 urbanë në qarkullim
Në redaksinë e emisionit BOOM mbërritën shqetësime nga qytetarë të cilët pretendojnë se urbani i linjës së Unazës nuk respekton oraret dhe si pasojë vonohet shumë duke i lënë qytetarët në pritje.
BOOM bëri një vëzhgim për të parë si ishte situata në terren.
Qytetarët: Vonohen shumë, nuk zbatohen masat anti covid, na lënë të presim në stacion, kemi pritur njëherë 3 çerek ore, janë “zhul”.
Edhe pse çmimi i biletës së autobuzit u rrit me premtimin se do të ofrohej cilësi më e mirë shërbimi, pothuajse asgjë nuk na ndryshuar, përveç faktit qe udhëtaret paguajnë me shtrenjtë biletën.
Pas pretendimit të qytetarëve BOOM kontaktoi dispeçerinë e linjës se Unazës.
Dispeçeria: Para pandemisë, për linjën e Unazës kanë qenë në total 24-28 urbane, ndërsa tani janë përgjysmuar, duke shkuar në 12 numri i urbaneve. Për sa i përket diferencës në kohë mes urbaneve, para pandemisë ka qenë 3-4 minuta, ndërsa në kohë pandemie diferenca është 8-10 minuta.
Boom ka bërë një vëzhgim në linjën e unazës për të parë se sa mjete lëvizin në secilin krah dhe sa diferencë kohore kanë urbanet e kësaj linje nga njeri-tjetri.
Dispeçeria u shpreh se në total janë 12 urbanë që operojnë në këtë linjë ndërsa nga vëzhgimi ynë rezultoi se janë vetëm 7 pra 5 autobuzë me pak nga ajo që u deklarua.
Për diferencën kohore nga njeri mjet në tjetrin dispeçeria pohoi se është 8-10 min ndërsa nga vëzhgimi ynë rezultoi se diferenca është 20 minuta, pra dyfishi.
Ku janë inspektoret e bashkisë së Tiranës që nuk bëjnë monitorime?
Në këtë kohë pandemie njëra nga linjat që frekuentohet me shumë qytetarë ka në total 7 autobuzë. Tejmbushja e mjeteve është një shqetësim edhe për fatorinot .
Sa të rrezikuar janë shoferët dhe fatorinot e kësaj linje?
Lali Eri ndoshta ndonjë ditë duhet ta lërë makinën në shtëpi dhe lëvizë me autobus, për të parë pasigurinë që u shkakton transporti urban qytetareve që e kanë votuar.