Enxhi Nasufi: Të gjithë dëshirojnë të shkojnë në Eurovision, një ndër ta edhe unë
Enxhi Nasufi ishte e ftuar mëngjesin e sotën në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça ku komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri.
Këngëtarja tregoi se e gjithë kjo ngjarje nuk i ka dhënë ndonjë emoscion dhe se e ka marrë me shumë sportivitet pasi të gjithë kërkojnë të fitojnë.
Nasufi tregon se do të jetë ajo që do të hapë mbrëmjen dhe se emocionet dhe përgjegjësia janë të mëdha.
Enxhi në këtë edicion të 59 të Festivalit do të konkurojë me këngën e titulluar “Njësoj”. Një projekt i cili është pritur mjaft mirë edhe nga publiku dhe këtë gjë e tregojnë më së miri “Share” në rrjetet sociale dhe shikimet në kanalin “YouTube”.
"As nuk më pëlqejnë, as nuk më japën ndonjë emocion që të më prishën ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale "allasoj" që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime. Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.
Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë.
Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistik"
Nëse Anxhela tani do të dëgjonte do të thoshte: "Pse më akuzon unë nuk e kam thënë në asnjë vend?"
"Unë kështu e mendoj dhe mendoj që jemi vetë ne si njerëz, si popull që flasim pak lart e poshtë. Përhapen fjalët dhe pastaj ka media që përfitojnë. Ku ka zë nuk është pa gjë"- përfundon fjalën e saj Enxhi.
Enxhi në këtë edicion të 59 të Festivalit do të konkurojë me këngën e titulluar "Njësoj". Një projekt i cili është pritur mjaft mirë edhe nga publiku dhe këtë gjë e tregojnë më së miri "Share" në rrjetet sociale dhe shikimet në kanalin "YouTube".
F.K/Ora News