Hajdari: U përpoq të sfumohej ngjarja, të rinjtë u revoltuan me Sandër Lleshajn dhe Ardi Veliun

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-drejtori i Policisë Durrës, Aleks Hajdari u shpreh seupërpoq që të sfumohej ngjarja duke thënë se viktima ka background kriminal.

Hajdari: U përpoq që të sfumohej ngjarja duke thënë se viktima ka background kriminal. Përpjekja për të ndërhyrë në vendngjarje dhe për të kaluarën e viktimës, për njerëzit tregon se shteti të ndërhyjë në tjetërsimin e ngjarjes.

Arsye pse të rinjtë u revoltuan ishte lidhur me qëndrimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë. Janë të rinjtë që preken nga ajo që i ndodhi moshatarit të tyre.