KED i dërgoi kandidaturën Kuvendit, Kim: Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do jetë funskionale
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përshëndetur progresin e bërë për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.
Më anë të një postimi në twitter, Kim shkruan se sot KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatës Kushtetuese.
Kjo do të thotë, vijon Kim, se këtë javë do të kemi një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente" përfundon Kim.
Ambasadorja amerikane e ka shpallur si objektiv të saj bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti.
Reagon edhe Soreca
Pas ambasadores Yuri Kim, edhe ai i BE-së, Luigi Soreca ka përshëndetur progresin e bërë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Ne e mirëpresim vendimin e sotëm nga KED për dërgimin e emrit kandidat për Gjykatën Kushtetuese që të miratohet nga Parlamenti. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë në të njëjtën frymë dhe të përfundojmë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti" - shkruan Soreca.
LEXO EDHE: