VIDEO/ "Ish-sigurimsi tërheq zvarrë të miturin", Berisha: Do përgjigjesh një ditë o kriminel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2020, 16:10
Ish kryeministri Sali Berisha denoncon me emër dhe figure dhunë policore gjatë protestave të 5 ditëve të fundit.
Teksa sjell një shembull konkret, Berisha shprehet se efektivi që tërheq zvarrë të miturin është Përparim Çangu, ish sigurims që tani punon te Njësia Operacionale e Policisë së Shtetit.
“Shikoni si zvarrit te miturin, Përparim Çangu nga Përmeti, ish sigurims dhe ushtarak, tani punon tek njësia operacionale!
Duke denuar aktin e shëmtuar, le ti themi se do të përgjigjesh një ditë o kriminel për aktin tënd shtazor së bashku me Edvin Kristaq Xhelatin”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha në postimin e tij.
