Meta: Për 71% të punonjësve të administratës publike s'do ketë rritje page
Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një foto-postimi në rrjetet sociale tregon krizën financiare që ka prekur vendin edhe si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.
Sipas kreut të shtetit, për 71% të punonjësve të administratës publike nuk do të ketë rritje rroge.
“Për 71% të punonjësve të administratës publike NUK DO KETË RRITJE TË PAGËS. Niveli i tyre i jetesës do PËRKEQËSOHET për shkak të kostove shtesë nga COVID-19”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Lexo edhe:
Buxheti 2021/ Panariti: Ja arsyet që e detyruan presidentin ta rikthente në Kuvend
Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti Meta rikthehu për rishqyrtim në Kuvend projektbuxhetin 2021.
Sipas tij, arsyeja madhore e marrjes së këtij vendimi është fakti që në këtë projektligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj.
/a.r, OraNews