COVID19/ 788 raste të reja dhe 14 të vdekur në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me përhapjen e pandemisë Covid-19 në vendin tonë.
Nga 2501 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë, ndërsa 14 pacientë kanë humbur jetën.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.
SITUATA NË SPITALE
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
VIKTIMAT
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.
COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 788
Të shëruar ne 24 orë 300
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.501
Testime totale 221.676
Raste pozitive 48.530
Raste të shëruara 24.820
Raste Aktive 22.707
Humbje jete 1003
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12162
Fier 1747
Durrës 1402
Korçë 1157
Vlorë 1146
Shkodër 1139
Elbasan 964
Berat 843
Lezhë 823
Gjirokastër 550
Kukës 448
Dibër 326