VIDEO/ "Drejtësi për Klodianin", 4 qytetarë protestojnë para policisë së Vlorës

Jo vetëm në Tiranë. Protestat kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha po mbahen edhe në qytete të tjera.

Edhe pse të paktë në numër, në qytetin e Vlorës ka nisur tashmë një protestë qytetare.

Deri tani 4 persona kanë dalë para Drejtorisë së Policisë Vlorë për të shprehur indinjatën e tyre kundër ngjarjes së rëndë të 8 dhjetorit.

Ndërkohë, në 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë marshim në Tiranë.

/a.r,OraNews