Nuk ndalen protestat/ E radhës sot në 18:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2020, 16:17
Protestat e të rinjve nuk ndalen.
Sërish në rrjetet sociale është shpërnadarë thirrja për protestë në Tiranë por edhe në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë pas vrasjes e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Marshimi, ku ftohen të marrin pjesë prindër, mësues, studentë, gazetarë, aktorë të Teatrit Kombëtar nis në ora 18:00 në sheshin Skënderbej dhe në sheshet e tjera kryesore të Tiranës.
