Protesta e 10 dhjetorit, Gjykata e Tiranës lë në burg 3 protestues dhe arrest shtëpie 5 të tjerë
17 nga 59 të arrestuarit e ditës së dytë të protestës ndaj vrasjes së Klodian Rashës, kanë dalë këtë të diel në Gjykatën e Tiranës për t'u vlerësuar me masën e sigurisë. Vetëm për 3 prej tyre u vendos masa me burg, për 5 të tjerë u vendos arrest shtëpie ndërsa për 9 detyrim paraqitje
Seanca nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orët e vona të mesditës. Për shkak të numrit të madh të arrestuarve me masat u angazhuan 3 gjyqtarë të seksionit penal të kësaj gjykate .
Procesi u zhvillua ne masa të forta sigurie pasi perimetri i gjykatës u rrethua nga efektive te shumte, të cilët nuk lejuan që persona të jashtëm ose familjarë të futeshin ne ambientet e ku zhvillohej masa.
Kjo gjë ka sjelle në disa momente edhe reagim të avokatëve, të cilët kërkonin të verifikonin nëse klientët tyre ishin apo jo në liste e kësaj dite
Altin Goxhaj: Do interesohem është apo jo klienti im. Do më lësh të hyj apo jo?
Fillimisht para gjykatës dolën të akuzuarit e mitur, për të cilët u vendosen masa të lehta sigurie si detyrim paraqitje ndonëse prokuroria kishte kërkuar në disa raste arrest shtëpie.
Avokatja: Për ngjarjen që nuk ishte klienti im por që unë e mbrojta kryesisht me dëshirën time, kishte vetëm një foto që kishte një shkop gome të gjendur brenda xhupi, ndërsa tjetri ishte akuzuar për verpën penalë të pengimit të mjeteve për shkak të grumbullimeve, nuk kishte as video asgjë.
Provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin raportet e shërbimit të policisë si dhe foto e video nga protesta. Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie është pasuar me protesta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë deri më tani janë zhvilluar 4 protesta, ku nuk kanë munguar përplasjet, tensionet dhe arrestimet. Për katër ditë proteste policia ka proceduar 268 persona nga të cilët janë arrestuar 89 ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.