Lala për Botërorin: Short i vështirë por Shqipëria ka lojtarë cilësorë

Ish-futbollisti i kombëtares, Altin Lala, në një lidhje skype me emisionin e përditshëm, “Sport Magazine” moderuar nga Altin Sulçe analizoi shortin e kuqezinjve.

“Është një short i vështirë, por Shqipëria duhet të tentoj. Ka lojtarë cilësor, që luajnë në liga të rëndësishme. Personalisht më pëlqen Abrashi Gjasula, apo edhe ndonjë tjetër”, tha Lala.

Për Rashicën, ai u shpreh se "është një futbollist fantastik, por tani po vuan nga një dëmtim serioz".

Ndërsa Çepelen e vlerësoi si një futbollist shumë premtues, edhe pse i ri.

"E kam monitoruar dhe po shoh çdo ditë progres tek ai”.