VIDEO/ Bën xhiron e rrjetit fjalimi i Abazoviç: Nuk jam as serb, as malazez, jam shqiptar...
Mali i Zi ka tashmë një zv.kryeministër shqiptar. Fjala është për Dritan Abazoviç, 34 vjeç, i cili është shndërruar në një personazh jo vetëm në shtetin fqinj por kudo ku jetojnë shqiptarë.
Mbi të gjitha pas fjalimit të tij të fundit në parlament, i cili ka marrë me mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje në rrjetet sociale.
Politikani shqiptar u shpreh se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri dhe për këtë fajësoi qeverinë paraardhëse të Gjukanoviç.
“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, ka thënë ai.
Më tej, Dritan Abazoviç, i cili tha se i janë ofruar 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin. Qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.
Më 4 dhjetor, me 41 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim, Parlamenti i Malit të Zi i dha “Ok”-in qeverisë me kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç.
Fjala e plotë: