Përplasja te Libri Universitar, policia: Dy efektivë të FNSH u plagosën nga hedhja e gurëve dhe lëndëve piroteknike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2020, 20:40
Policia raporton se dy efektivë të FNSH mbetën të plagosur te Libri Universitar pasi një grup personash i sulmuan me gurë dhe lëndë piroteknike.
Policët janë nga FNSH e Fierit dhe po shoqëronin ujëhedhësin.
Ata janë transportuar ne spital.
"Sulmi mbi policine po vijon me gure me sende te forta e lende piroteknike.Forca te tjera jane derguar ne ndihme te punonjesve te FNSh" thotë policia.