Përplasje tek Libri Universitar, Protestuesit me gurë, FNSH me spraj e gaz lotsjellës

Protestuesit të cilët u detyruan të zbrazin bulevardin pasi u qëlluan me shihedhëse e tymuese u vendosën pranë kryqëzimit të Librit Universitar, afër Presidencës.

Rreth orës 08:00 protestuesit kryesisht të rinj kanë thyer semaforë, kanë hequr kangjella dhe tabela për ti vendosur në rrugë që të ndalonin lëvizjen e makinave.

Kjo ka zgjatur vetëm pak minuta pasi ka ndërhyrë FNSH me gazlotsjellës dhe shihedhëse.