Denoncimi i Kreshnik Spahiut: Polici nën efektin e kokainës kur vrau Klodian Rashën, t'i bëhet testi i drogës

Kreshnik Spahiu ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku kërkon që polici që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha ti nënshtrohet “testit të drogës”.

Referuar informacioneve të tij konfidenciale, Spahiu thotë se gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në përdorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.

Spahiu: DENONCIM: Polici që vrau Klodian Rashën duhet ti nënshtrohet “testit të drogës”.Nga informacione konfidenciale autori i krimit ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike gjatë kryerjes shërbimit policor.Gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në përdorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.

Ky fajt është fshehur qëllimisht për të shmangur një skandal në nivelet shtetrore.Prokuroria duhet menjëherë të kryej testin dhe të denoncoj publikisht faktin e papranushësm që policia e shtetit konsumon lëndë narkotike.

Informacioni është konfidencial dhe i provuar në dy burime.Me pak fjal: Policia bëhet “DRU” në krye detyrës”, shprehet Spahiu.