Soreca: BE do të dhurojë vaksina Covid për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian do të ndihmojë Shqipërinë lidhur me vaksinat anti Covid-19.

Lajmin e bën të ditur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në Twitter, diplomati europian shprehet se, vaksinat e para do të vijnë për shtresat në nevojë siç janë personeli shëndetësor dhe shtresat e riskuara.

“Në konferencën për shtyp pas Këshillit Evropian, President Von Der Leyen konfirmoi që BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe shtresat e riskuara”, shkruan Soreca.