Tirana "mbytet" në ujë e gaz, protestuesit mbahen larg institucioneve: Të dorëhiqet Ardi Veliu!

Në ditën e tretë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës nga oficeri i repartit Shqiponja, qytetarët protestuan në Tiranë duke kërkuar largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Pavarësisht se protestat nuk u shuan me largimin e Minisrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministri Edi Rama ka marrë në krah drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, me të cilin u shfaq në spital duke vizituar policët e lënduar në tubimet e ditëve të fundit në Tiranë.

Ndërkohë tek kryeministria masat e sigurisë ishin rritur në krahasim me dy ditët e para, ku forcat e rendit të shtuara në numër përdoren makinën e ujit për të mos lejuar afrimin e protestuesve.

Përplasjet vazhduan në bulevard, ndërsa më pas, protesta u zhvendos drejt Policisë së Tiranës, ndërkohë që forcat e repartit Shqiponja dhe FNSH kryen dhjetëra shoqërime të qytetarëve në rrugë.

Pas protestës tek Drejtoria e Policisë, qytetarët u zhvendosën në zonën e Bllokut ku pati tentativa për bllokimin e rrugës, çka solli edhe përplasje me efektivat e policisë.

Në orën e tretë të protestës, policia ka ndjekur strategjinë e veçimit të tubuesve nga njëri-tjetri duke kryer shoqërime të tjera në rrugicat e zonës së ish-Bllokut.

https://youtu.be/IQqCyVI7UvI

Ora News ndoqi LIVE protestën

Ora 21: 17 Avokati i Popullit, raport për protestat: Policia shoqëroi më shumë persona sesa ka kapacitet, problem të miturit

Ora 21:00 Mbyllet protesta

Ora 20:59 Policia shtrin në tokë protestuesit, i shoqëron me forcë

Ora 20:27 Digjet koshi i mbeturinave te stadiumi "Dinamo", zjarrëfikësja bën shuarjen e tij.

Ora 20:24 Drejtori i Policisë së Tiranës drejton aksionin nga terreni, te sheshi “Willson” hidhet gaz, protestuesit përgjigjen me gurë

 20:10 Hidhet gaz te zona e Bllokut

Ora 20:08  Protestuesit dëmtojnë rrethimin metalik të trotuareve dhe tabelave te Libri Universitar, policia i shpërndan me ujë.

Ora 20:03 Protestuesit mblidhen prapa Presidencës, policia dhe autoboti nisen drejt pikëtakimit të tyre.

Ora 19:38 Hidhet sërish gaz ndaj protestuesve për të mos lejuar grumbullimin në bulevard.

Ora 19: 14 Protestuesit rikthehen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Hidhen granata tymyese dhe ujë për shpërndarjen.

Ora 18:57 Policia hedh sasi të madhe gazi në zonën e "Shallvareve" për shpërndarjen e protestuesve.

Ora 18:55 Policia dhe një mjet ujëhedhës lëvizin drejt zonës së Bllokut ku ndodhet një grup protestuesish.

Ora 18:50 Gazi zbraz bulevardin, policia shoqëron disa protestues.

Ora 18:45 Një pjesë e protestuesve janë larguar drejt Ministrisë së Brendshme dhe një pjesë në Bllok. Priten të bashkohen te parku Rinia dhe të marshojnë së bashku.

Ora 18:37 Gazi lotsjellës dhe uji shpërndan protestuesit. Protestuesit vijojnë me thirrjet.

https://youtu.be/EpUzb2p_1FQ

Ora 18:32 Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë nga Ministria e Brendshme. Vendoset në lëvizje policia dhe autoboti.

Ora 18:27 Pjesëmarrje e lartë e të mituve në protestë

Ora 18:24 Vijon grumbullimi i protestuesve. Hidhen shashka dhe gurë nga protestuesit. Digjet një pemë në bulevard.

Ora 18:15 Një grup të rinjsh mblidhen tek Kryesia e Kuvendit

Ora 18:13 Kreu i Policisë, Rebani Jaupaj, në terren

Ora 17:53 Ministria e Brendshme rrethohet me gardh metalik.

Ora 17:51 Policia nis shpërndarjen e protestuesve të mbledhur te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria ende pa nisur protesta.

Ora 16:00 Rama akuzon opozitën si nxitëse të protestave: Thirrja ime për prindërit, ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve

Ora 15:49 Policia nis përgatitjen për protestën, autobotët e ujit nisen drejt qendrës.

Lexo edhe:

Vijimi i protestave/ Rama: Do djegin e do shkatërrojnë? Ta harrojnë!

Nën moton #EdheUnëJamKlodiani organizatorët shprehen se përveç Tiranës do të ketë protesta edhe në sheshet e tjera të qyteteve të vendit.

Kërkesat e protestuesve janë:

  1. Largimin e Ardi Veliut
  2. Ndalimin e dhunës policore
  3. Reformim të Policisë së Shtetit

Lexo edhe:

Dhjetëra të arrestuar dhe proceduar nga protesta, paralajmërimi i Policisë: Do i përgjigjemi dhunës me dhunë

/a.r,OraNews