Ndryshime në qeveri, Rama takon Ruçin, ja emrat e lakuar në PS për zëvendësimin e Lleshajt

Pas takimeve të shumta në selinë e qeverisë, Rama i ka shkuar në zyrë kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit mesditën e sotme.

Për rreth 60 minuta kryeministri është konsultuar me kryeparlamentarin, një nga figurat më të rëndësishme të PS, për emrin që do të jetë funksionari i ri në krye të ministrisë së Brendshme.

Po kush do ta zëvendësojë?

Burimet bëjnë me dije se Edi Rama ka në tryezë dy skenare për të shmangur një refuzim nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Në mundësinë e parë Ministria e Brendshme mund të qëndrojë me një fuknsionar në detyrë, ku emri më i lakuar është ai i zëvendministres Romina Kuko, duke mos e pasur të nevojshme që emri i saj të shkojë në tryezën e kreut të shtetit.

Ndërsa skenari i dytë të emërojë një nga deputetët socialistët, ose të bëjë rotacione në kabinetin e tij qeveritar.

Por nuk ka mbetur pa u lakuar edhe Elira Kokona, v/Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Ministrave.

Vijimi i protestave/ Rama: Do djegin e do shkatërrojnë? Ta harrojnë!


https://youtu.be/7yJ_922_YIE