Rama shfryn ndaj kundërshtarëve: Meta përbalt vazhdimisht policinë, Basha, ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit
Lëshimin e Ministrit Lleshaj pas protestave që pasuan vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, shefi i qeverisë Rama nuk e kaloi pa dhimbje.
Ndërsa njoftoi dorëheqjen e tij, ai shpërtheu në akuza ndaj presidentit Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, që sipas tij nuk kanë gojë të flasin dhe akuzojnë uniformt blu.
Rama: Tragjedia e natës së para dy ditë është një episod fatal, i pafalshëm por i palidhur me një frymë në policinë e shtetit. Dhe presidenti i Republikës është i parafundit që duhet të hapë kamarën e gojës për sjelljen e policisë së shtetit. Kurrë nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë solidariteti, por se është një prej shembujve më të këqij për sjelljen shtetërore dhe institucionale. I fundit që duhet të japë është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai është shembulli i pafuqisë karakteriale. Është ministri i masakrës së 21 Janarit ku u vranë katër protestues krejt paqësorë. Është ndotësi numër 2 i policisë së shtetit, me baltën. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Por sigurisht që si çdo pyll me derra, edhe policia e shtetit ka të padenjat e saj. Unë jam krenar që në këto 7 vite protesta e ka humbur qytetarinë e saj.
Sipas Ramës, durimi i policisë është tesprovuar nga protestat e dhunshme të opozitës në dy vitet e fundit.