Rikthehet dueli Messi-Ronaldo, ja statistikat
Barcelona nuk po kalon një moment të mirë, kjo nënvizohet prej javësh, me median që sjell dhe vazhdon të gërmojë mes statistikave të saj, duke parë 14 pikët e grumbulluara në kampionat, pas 10 javësh të luajtura.
Diçka e tillë kuqebluve nuk u ndodhte që nga sezoni 1987- 1988, 33 vite më parë, dhe shumë kanë nisur të shqetësohen.
Në formë të mirë nuk është as Lionel Messi, i cili gjithashtu po kalon momente jo të mira në Katalunjë që prej largimit të Luis Suarez.
Por kur bëhet fjalë për duelin me Cristiano Ronaldon, argjentinasi nxjerr gjithmonë më të mirën e tij.
Sipas statiastikave, në 35 ndeshje në Champions, La Liga, Copa del Rey, që kanë parë përballë njëri-tjetrit Cristiano Ronaldon dhe Messin, shifrat flasin për argjentinasin e Barcelonës.

Sa i përket statistikave të përgjithshme, gara mes të dyve duket shumë e ngushtë me portugezin që e kalon në disa aspekte e në disa të tjera është më poshtë se 6 herë fituesi i "Topit të Artë".

Barcelona-Juventus luhet sot në ora 21:00.
Lexo edhe:
VIDEO/ Ronaldo rikthehet në Barcelonë, ja si e presin tifozët