Mjekët japin "Ok"-in, Ibrahimoviç gati që në fundjavë

Zlatan Ibrahimovic ngroh motorët dhe bëhet gati për tu rikthyer në fushën e lojës.

Ditën e djeshme suedezi  zhvilloi një vizitë kontroll për të vlerësuar rikuperiumin e tij pas dëmtimit në ndeshjen kundër Napolit dhe ku ka marrë “Ok”-in për tu rikthyer në fushë.

Por Milan gjithësesi nuk do të rrezikojë me futbollistin e saj kryesor dhe synimi është që 39-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Parmës. Deri tani të dhënat janë pozitive por Ibrahimoviç duhet të presë edhe kontrollin e dytë gjatë kësaj jave.

Milan-Parma luhet ditën e dielë ora 20:45.

Milan kryeson Serie A në kuotën e 26 pikëve, 5 pikë më shumë se Inter i vendit të dytë, ndërsa Ibrahimoviç është në krye të rënditjes së golashënuesve me 10 gola në 10 javë.

/a.r, OraNews