Sot Barça-Juventus, rikthehet dueli Messi-Ronaldo

Nëntë vjet pas përballjes së fundit, Champions League është sërish gati të presë duelin Barcelona-Juventus dhe atë më të pritshmin, Messi-Ronaldo.

Ndeshja e parë në “Allianz Arena” u mbyll me fitoren e pastër 0-2 të blaugranave, ndërsa sot një fitore e Juventus do të thotë vendi i parë në grup, ndërsa Barcelonës do ti mjaftonte edhe një barazim.

Barcelona po kalon një formë jo të mirë në kampionat teksa edhe këtë fundjavë u mposht 2-1 nga Cadiz, ndërsa Juventus vjen pas fitores në derbin ndaj Torinos po me të njëjtin rezultat, shkruan Ora News.

GRUPI G

Situata aktuale në Grupin G e sheh Barçën përpara Juves pikërisht në sajë të fitores në ndeshjen e drejtpërdrejtë, ndaj kampionëve të Italisë do t’ju duhej një fitore 1-3 për ti marrë kreun katalanasve.

Për këtë gjë Juventus do të bazohet te Cristiano Ronaldo, i cili ka edhe një sfidë personale me Lionel Messi.

STATISTIKA

Do të nevojitet Ronaldo më i mirë (15 gola në 20 paraqitjet e fundit kundër Barcelona) sepse Juve gjithashtu duhet të thyejl një tabu të vogël: ata nuk kanë shënuar kundër Blaugranave për gati 400 minuta, ndërsa goli i fundit daton në Prill 2017, ai i Chiellinit.

Për më tepër, Barça është e pamposhtur ndaj bardhezinjëve në katër ndeshjet e fundit dhe fitorja e vetme e jashtme kundër katalanasve daton në vitin 2003 (2-1 me Zalazetan që shënonte në kohën shtesë), pastaj një 0-0 (2016/17) dhe një 0- 3 (2017/18), shkruan Ora News.

Formacionet e mundshme

Ndeshjet e mbrëmjes në Champions League:

/a.r, OraNews