Futbollisti i Napolit, super-tatuazh dedikuar Maradonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 11:42
Futbollisti i Napolit Lorenzo Insigne vijon homazhet për Diego Armando Maradonën.
Pas buqetës me lule në stadium, sulmuesi italian ka kryer së fundmi edhe një tatuazh ku duket imazhi i “Pibe De Oro”.
Tatuazhi është bërë në kofshën e majtë dhe është një tjetër mënyrë për të treguar dashurinë që Napoli ka për legjendën argjentinase.
Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor, ndërsa pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Napolit vendosi që stadiumi i qytetit të quhet “Diego Armando Maradona”.
/a.r, OraNews