A ka dështuar mësimi online?

Disa nxënës e pranojnë me rezerva faktin se nuk merr pjesë në mësimin online, fatkeqësisht ka edhe të tjerë.

Një pjesë thonë se nuk kanë pasur probleme me platformën, por akademia.al përdoret vetëm për shkëmbimin e detyrave dhe projekteve.

Duke krahasuar mësimin në distancë me atë fizik, nxënësit preferojnë klasat, pasi sipas tyre kontakti në klasa i aktivizon më shumë.

Zhvillimi i mësimit në mënyrë të alternuar, ka bërë që të zgjatet minutazhi i mësimdhënies për klasat nga e para deri në të 5 dhe për maturantët.