"Gjuetarët e Thesarit"/ Producenti Silvi Fort tregon më shumë detaje në Tempora
Dje ne darkë, në emsionin Tempora me gazetaren e mirënjohur Sonila Meço, ishte i ftuar producenti Silvi Fort i reality show-t më të ndjekur të momentit, Gjuetarët e Thesarit.
Detaje mbi produksionin, çfarë është ky thesar dhe ku është fshehur, ishte likemotivi i bisedës nga fillimi deri në fund, pa lënë menjanë dhe zbulimin e Silvi Fort si një producent i cili ka akoma më shumë projekte të tjera të cilat pritet të bëjnë një revolucion industrinë e kinematografise dhe teknologjisë së informacionit.
Ndiqni intervistën e plotë të Silvi Fort në Tempora me Sonila Meçon:
E para të shpjegojmë kodin Silvi Fort, meqë jemi në gjueti thesaresh.
Kur kam jetuar jashtë shtetit dhe më therrisnin fortunato, që do të thotë njeri fatlum, edhe pse ajo ka akoma më shumë kuptime, unë kam zgjedhur ta shkurtoj në Fort, Silvi Fort.
Silvi është producent, pa shkuar te gjuetia e thesarit, ti me cfarë je marrë përpara se të bëje producentin?
Që kur u ktheva në Shqipëri jam marrë me fushën e teknologjisë së informacionit dhe kam nje e-commerce ku shes gjëra online. Proenti.com ku çdo njeri mund ta klikojë dhe të blejë gjithçka atje. Po ashtu ne kemi krijuar shumë brande SilviFort.Store ku kemi veshjet tona, brand origjinal, i cili shumë shpejt do fillojë prodhohet edhe në Shqipëri dhe Money Music Entertainment i cili është produksion muzikor.
Silvi, ti kthehesh në Shqipëri, që prej kur? Në mënyrë që ti marim në rend kronologjik.
Në 2013 jam kthyer në Shqipëri.
Ky ishte viti i tranzicionit, i ndërrimit të pushtetit nga Partia Demokratike te Partia Socialiste. Ti si i ke marëdhëniet me politikën?
Të gjithë duket sikur më kanë qef dhe dihet që ato kanë nevojë për njerëz që kanë influencë, kshuqë kam pasur absolutisht kërkesa nga partitë për të qënë në politikë. Unë mendoj se sot është vështirë të gjesh njeri pozitiv të dedikuar te puna. Sapo erdha në Shqipëri, unë u dedikova te biznesi dhe biznesi ka ngjyrë jeshile, nuk duhet të shohë andej-këndej. Për momentin duhet të jem diplomat pasi e dimë si janë gjerat në Shqipëri.
Ishte e enjte mbasdite dhe drejtoresha e pergjithshme më nis në telefon një trailer, pa me thënë asgjë. E shikoj dhe mbeta WOW, e mrekulluar, mënyra e xhirimit, koncepti e me radhë. I thashë çfarë është? Janë Gjuetarët e Thesarit dhe do të jetë te RTV Ora të dielave në orën 18:55. Këtë gjë ta thotë një njeri si unë që ka punuar në televizione të ndryshme, në teknologji të zhvilluar dhe është e vështirë të na mahnitësh, por më mahnite. Çfarë ishte Gjuetarët e Thesarit? Më thuaj momentin kur u ngjiz ideja.
Ti e shpjegove shumë bukur, por duhet të them që ky është një prodhim autentik, origjinal. Është një përzierje dhe kushdo që është fans i Kodit të DaVinçit, aventurave të Jumanji, mund të bëhet fans i Gjuetarëve të Thesarit. E rëndësishme është promovimi i vendit tonë dhe 2020 ishte viti i duhur për të promovuar bukuritë e vendit tonë.
Si të erdhi ideja? Me thuaj për ate momentin preçiz.
Të them të drejtën nuk ka pasur një moment, por ka qënë një plotësim puzzli në mendjen time, sic është dhe plotësimi i puzzle-it që pjesmarrësit arrijnë të bëjnë gjatë gjithë emisionit. Në një moment më erdhi pjesa që duhej bërë një udhëtim i gjatë, me anë të zbulimit të disa indikacioneve. Më pas u vendos pjesa të bërit brenda apo jasht shtetit, si pasojë e pandemisë, por sezonin e dytë do ta bëjmë në të gjitha trevat shqipfolëse, e më pas sezoni i 3 po mendoj të bëhet në një vend të Europës, në Spanjë.
Unë do të doja të isha konkurente dhe në regji besoj tashmë janë gati kandidaturat. Grupi ta vëmë trastën në radhë? Me Ermalin regjisorin, Marjana kryeredaktorja, Rezi i audios, çunat këtu të gjithë, Geni ok? Pra jemi dakord. Ndërkohë përse të bëra këtë pyetje, këto vitet e fundit ka qënë një klimë e vështirë për biznesin dhe idetë inovatore, pasi ka shumë të rinj me shumë ide që nuk i materializojnë dot dhe kjo pavaresisht bindjeve politike është një fakt i cili lidhet me shumë rrethanat, pati një krizë europiane dhe Shqipëria e ndjeu më shumë, për shumë arsye. Një i ri si ti, mund tët pyes sa vjeç je?
Jo nuk them, por mund të them që jam shum i ri.
Le të themi këto 25 vite të jetës tënde, se aq vendosa une të të them, një 25 vjeçar, që ngjiz idenë është novatore është e bukur por është impenjative. Si arrin ta realizosh kjo është pyetja?
Që kur kam filluar të merem me biznes, përveç pjesës që bëhet me qëllim fitimi, absolutisht jam marre me gjëra që kam pasion. Në momentin që ke pasion nuk e ndjen as lodhjen, as gjumin dhe prap vazhdon. Çelësi i suksesit për mua është puna e madhe dhe e konsideroj veten si një workaholic, successoholic, i fokusuar te rezultati. Në momentin që i ke të qarta idetë e tua dhe di ti transmetosh te grupi që po punon, ti ja arrin. Në momentin e karantinës shumë nga projektet tona u vendosën në një pauzë të vogël dhe në atë moment un isha më i lirë, për ta perfeksionuar këtë projekt, Gjuetarët e Thesarit.
Pikërisht kur të gjithë mbylleshin, ju vendosët të hapnit audicionet, ku ti përzgjedh 10 të rinj që vihen në kërkim të Thesarit. Kush është thesari, çfarë po kërkonin dhe pasi të mbarojmë emisionin më thuaj që të shkojmë ta marim?
Thesari është….do ta zbuloni në episodin e fundit. Janë 10 episode dhe në fund do të gjendet diçka.
O Silvi a do gjendet thesari se na e ngrite mendjen. Çfarë është kjo diçka?
Mos harroni që kemi sezonin e dytë dhe Shqipëria është një vend që ka shumë thesare, kshuqë thesari i parë gjendet në fund të episodit të 10.
Mua po më duket pak si alkimisti, i cili e di besoj si përfundon. Ai ishte në kërkim të thesarit dhe në fund zbulon që thesari i vërtet ishte rrugëtimi, kërkimi.
Që në episode e para, ideja e parë është dhënë që thesari për tu zbuluar është Shqipëria, pasi na kanë shkruar nga e gjithë bota.
Vërtet, xhirimet janë të një niveli shumë të lartë nuk e di nëse ke punuar me operatorë shqiptarë apo të huaj.
Kemi pasur të huaj dhe shqiptarë.
I them një bravo të madhe atyre operatorë shqiptarë pasi kanë bërë një punë të shkëlqyer në një nivel kaq të lartë. Sa njerëz ke në staf?
Shumë, nuk dua ta tregoj, më mirë ta mbajm sekret.
Synimi është 10 të rinj që vihen në kërkim të thesarit dhe javë pas jave do të duhet të lëvizin të qarkullojnë. Po në fund të puntatës ca ndodh, në fund të asaj pjese?
Ata si qëllim bazë kanë gjetjen e një indikacioni i cili do ti nisi në një lokacion. Prsh indikacionin e parë ja dhashë un i cili ishte Kalaja e Rozafës dhe aty duhet të gjenin indikacionin që do ti dërgojë në një vend tjetër. Pastaj që aty un nuk kam më punë, ato duhet ti gjejnë vetë.
Kjo ishte në kufinjtë e të mundurës?
Absolutisht, ato janë shumë të shkathët dhe arrijnë vetë ti gjejnë të gjitha. Ato janë secili kundër të gjithve, por aty janë krijuar dhe aleanca, tradhëti si partitë politike edhe kjo e bën akoma më të bukur sepse në fund të fundit është nje reality show. Ne nuk i kemi lënë një skenar përpara, që prsh ti tani do mërzitesh, ti do qash tani etj etj. Atyre i është thënë qëndro vetëvetja, jep maksimumin dhe realisht ato e kanë dhënë maksimumin.
Folëm për sezonin e dytë dhe të tretë, përse zgjodhe televizionin Ora?
Ne gjithmonë kemi kërkuar një partner televiziv dhe besoj se ishte partneri i duhur në kohën e duhur. Që në fillim u dallua mënyra se si po komunikonim me ju dhe mënyra si po komunikonim me televizione të tjera dhe besoj se është bërë zgjedhja e duhur. Shpresoj të shkojë kshu deri në fund të sezonit dhe pastaj absolutisht të vazhdojmë me sezonin e dytë.
Ti themi dhe njëherë ku mund t`ju ndjekim në RTV ORA në çfarë ore?
Premiera është gjithmonë të dielën 18:55 në RTV ORA, ritransmetim të mërkurën në orën 18:00 -19:00 dhe të shtunën në orën 11:00-12:00 të drekës. Po ashtu mund të na gjeni te media ime online Gota News në web, kanalin youtube, facebook dhe instagram. Kemi gjithashtu dhe adresat e produksionit Gjuetarët e Thesarit në facebook dhe instagram.
Ky ishte Silvi Fort, un nuk i zbulova të gjitha pasi ka akoma shumë. Shumë gjera nuk u thanë, shumë pyetje nuk u bënë dhe unë dua të mbetet një mister i bukur paralelisht me qellimin e programit i cili në vetvete ky sezon i parë është një dhuratë që i jepet shqiptarve, Shqipëria e tyre e parë me një sy plot dashuri, plot mirësi me ca djem e ca vajza super të talentuar që kanë paketuar këtë produkt I cili shumë mirë mund të marketohet në të gjitha panairet për promovimin e Shqipërisë. Uroj shumë që këtë intervistë ta shikoj dhe në Gota News, media jote online ku tip o punon kaq shumë me reklamimin e produksionit. Kshuqë Silv, unë të falenderoj ty për këtë gjë.