Ashtu si nuk e keni parë ndonjëherë, ndërrmarja e fundit e vajzës së ish-Presidentit Nishani
Në periudhën kur Bujar Nishani ishte Presidenti i Shqipërisë, Fiona ishte një vajzë e vogël, ndërsa tani ajo është bërë një zonjushë e vërtetë dhe është gati për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe brandeve të njohura.
E ftuar mëngjesin e sotën në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora gjatë bisedës me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça , Fiona tregoi pasionin, jetën e saj të cilat i ka lidhur ngushtë me të bukurën dhe botën e "Instagramit".
Gjatë pandemisë disa filluan të merreshin me "Tik Took"-un dhe disa të tjerë me postimet në Instagram. Kështu ka filluar dhe blogu i Fionës ku në fokus të saj ka modën, udhëtimet, këshilla të ndryshme për ndjekësit e saj dhe shumë foto të bukura.
Epo, do të thoni ju se cilën blogere ka pasur Fiona në mendje kur e ka nisur këtë rrugëtim?!
Po, është pikërisht ajo që po mendoni dhe ju, Chiara Ferragni. Ajo çfarë Fiona pëlqen në "Mbretëresha e blogereve" është thjeshtësia që e karakterizon në çdo veshje dhe postim që bën.
"Chiarra Fergani me pëlqen shumë. E shikoj gjithmonë çfarë foto bën ajo dhe menjëherë them dua të realizoj diçka si ajo. Është shumë e thjeshtë dhe më pëlqen thjeshtësia që ka"
Për të parë fotot e bukura dhe jetën e Fionës ju ftojmë ti hidhni një sy "Instagramit" të saj.
F.K/ Ora News