Elisabetta Franchi falenderon Marina Vjollcën dhe ka disa fjalë për të gjitha gratë shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 11:07
Stilistja italiane Elisabetta Franchi dje kishte ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte festa gjigande e organizuar nga familjarët e saj.
Të shumta kanë qenë buqetat me lule dhe urimet nga miqtë dhe kolegët e stilistes. Një nga buqetat vjen nga Shqipëria dhe ia ka dërguar Marina Vjollca e cila është imazhi i markës në Shqipëri dhe Kosovë.
Elisabetta i veçoi lulet e Marinës dhe e falënderoi publikisht. Gjithashtu ajo i ka përcjellë dhe disa fjalë të bukura të gjitha grave shqiptare.
“Ajo është një grua shumë e bukur, është shqiptare, bjonde, me karakter të fortë si të gjithë shqiptaret. Faleminderit shumë Marina, nuk e prisja”-shprehet Elisabetta.

